“Të dorëzojë çdo dokument”/ Berisha i kthehet ashpër Celibashit, SULMON edhe ish- ministrin e tij: Figurë e zhveshur nga çdolloj norme…

Sali Berisha ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, duke i kërkuar që të dorëzojë çdo dokument të kërkuar nga Partia Demokratike në përputhje me ligjin.
Ai e akuzoi Celibashin për sjellje të turpshme dhe nënshtrim ndaj Ilir Rusmailit, të cilin e quajti “shërbëtor pa parime”.
Sipas Berishës, KQZ ka refuzuar në mënyrë të padrejtë dorëzimin e procesverbaleve për QV-të në Kukës, ku PD pretendon fitoren.
Berisha: Paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmailit. Një figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor, një shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar të mos japin procesverbalet e QV kandidatëve apo Partisë Demokratike për Kukësin ku kemi fituar.