VIDEO/ Reagimi i ambasadës së SHBA për zgjedhjet e 11 majit, Berisha i ‘dredhon’ pyetjes: Uruan popullin shqiptar dhe jo Ramën

Sali Berisha, u pyet gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme se si e lexonte mesazhin e SHBA-ve, i bërë ditën e djeshme nëpërmjet Ambasadës në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit, ku fitoi Partia Socialiste.
Berisha u shprehur se mesazhi i drejtohej popullit shqiptar dhe jo kryeministrit Edi Rama, që sipas tij mezi po e priste të flisnin për të, por dështoi.
“Lexoni siç duhet mesazhin, lexojeni mirë atë deklaratë. Lexoni deklaratat e sekretarit amerikan Rubio për zgjedhjet në disa vende të tjera se si është bërë deklarata dhe si u bë për Shqipërinë. Uroj shqiptarët thotë deklarata, janë uruar shqiptarët.
Sigurisht ndërkombëtarët janë të interesuar për zgjedhje të lira e të drejta, po jo për farsa. Ky po e priste si diçka hyjnore, pse nuk e përshëndeti Edi Ramën? Ky po e priste.
Narkoshteti, është dështimi i Edi Ramës”, u shpreh kreu i selisë blu, që nuk e pranon humbjen e thellë të PD-së më 11 maj dhe ka deklaruar mosnjohjen e tyre.