“Votat i morëm vetëm falë tij”/ Luan Baçi “elozhe” për Berishën: Është i pazëvendësueshëm

Teksa shumë zëra pas zgjedhjeve parlamentare ia faturojnë humbjen e thellë të PD, kreut të saj Sali Berisha, Luan Baçi mendon ndryshe.
Nën jë intervistë në “Shqipëria Live”, ai u shpreh se Berisha duhet të vijojë të qëndrojë në krye të PD-së, pasi është i pazëvendësueshëm. Sipas Baçit, të jgitha votat që PD arriti të merrte, ishin vetëm falë Berishës.
“Duke parë këtë rezultat që morëm, mund të them se votat i morëm vetëm falë Sali Berishës. Ka qenë e gjitha punë e tij, kontribut i tij. Pjesa tjetër, më vjen keq ta them pa përjashtim, duhet diskutuar dhe të marrë përgjegjësi gjithsecili për atë që ka bërë.
Berisha është domosdoshmëri në PD dhe duhet të vazhdojë të jetë në krye. Është i pazëvendësueshëm.”– tha ai.