Alarmante situata në kodrat në Himarë, flakët përhapen me shpejtësi dhe “s’kursejnë” asgjë, në rrezik një banesë

Pas riaktivizimit të zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm, i cili kishte përfshirë një ditë më parë kodrat me ullinj në zonën e Pilurit në Himarë, duket se situata vijon të jetë ende problematike.
Flakët janë përhapur në një pyll me pemë të dendura dhe aktualisht kanë përfshirë zonën e fshatit Kudhës, ku një banesë rrezikohet nga zjarri.
Në terren ndodhen dy nga tre mjetet zjarrfikëse të angazhuara për neutralizimin e flakëve.
Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë, ndërhyrjet nga toka janë të kufizuara, ndaj që prej mëngjesit të sotëm janë angazhuar edhe forcat ajrore me helikopterë.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë djegur jo vetëm shkurre por edhe pemë në zonat më të thella dhe të larta malore.
Prej mesditës së djeshme e në vijim, rreth 15 efektivë të zjarrfikëses së Himarës, në bashkëpunimr, punonjës të policisë së komisariatit dhe bashkisë së Himarës, edhe emergjencat civile po luftojne për të shuar zjarrin.