Emrat/ ‘Mbushën’ ish-Bllokun me drogë, dalin FOTOT e ‘kokave’ të grupit që u godit nga Antidroga e Tiranës

Janë bërë publike fotot e 4 të dyshuarve kryesorë, mes 25 të arrestuarve, të cilët shpërndanin drogë për VIP-at në zonën e ish-Bllokut. Personat ne foto janë 2 vëllezërit Durim Gurzi dhe Artur Gurzi, si dhe Julian Bushati e Arnold Hilda.

25 personat që u arrestuan nga Antidroga e Tiranës pasi shpërndanin lëndë narkotike në ish-Bllok dhe disa zona të tjera, pritet të njihen sot në Gjykatën e Tiranës me masat e dhëna ndaj tyre, ndërkohë që 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Me urdhër ekzekutimi të firmosur nga Gjykata e Tiranës, blutë gjetën drogë dhe armë nëpër çantat marsup të disa personave në operacionin “Bllok 33”.

Dy prej personave kryesor të arrestuar, të cilët dyshohet se siguronin lëndën narkotike, e cila më pas shpërndahej në doza, janë vëllezërit Durim dhe Artur Gurzi, 46 dhe 41 vjeç. Përveç kokainës që iu gjet në banesat e tyre, sirtarëve iu sekuestruan edhe rreth 20 mijë euro.

Report Tv mësoi përmes burimeve se grupet kriminale e shpërndanin dhe shisnin drogën në lokalet më të famshme të zonës së ish-Bllokut, Selitë dhe Shkollë të Bashkuar. Në mesin e të arrestuarve ka banakierë dhe kamerierë, pasi dyshohet se ishin të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm. Klientët ishin persona VIP dhe frekuentuesit e jetës së natës.

Gjatë kontrolleve, u gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 964  gramë kokainë, 450 gramë heroinë, 2 pistoleta, 29 celularë, 6 automjete, 4 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash.

Më herët, gjatë hetimeve disamujore, janë prangosur edhe 9 të tjerë, duke e çuar në 42 numrin në total të personave të hetuar dhe 85 kilogramët e kanabisit të sekuestruar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT