Gjenevë, nis takimi i Ministrave të Jashtëm evropianë me Iranin

Evropianët duan të shfrytëzojnë rastin për të rinisur diskutimet mbi programin bërthamor iranian dhe t’i japin një shans diplomacisë në ditën e tetë të luftës midis Izraelit dhe Iranit. “Ne u sulmuam në mes të një procesi diplomatik.
duhej të takoheshim me amerikanët më 15 qershor për të hartuar një marrëveshje shumë premtuese”, tha Araghchi, duke e quajtur atë një “tradhti” të procesit diplomatik me Shtetet e Bashkuara.