Kuvend, kalon me 72 vota projektligji për energjinë në ndërtesa

Para votimit u mor një pushim deri sa të mblidhej numri për kuorum dhe më pas me prezencë të 73 deputetëve, ku dash Sula ishte i vetmi nga opozita që mbeti në sallë dhe votoi kundër, u kalua projektligji me shumicë të thjeshtë votash.
Mazhoranca u shpëtua nga prezenca e deputetëve të PSD-së së Tom Doshit në sallë, me të cilët arritën edhe kuorumin dhe shumicën. Nga ministrat e kabinetit qeveritar ishin të pranishëm Taulant Balla, Ulsi Manja, Ogerta Manastirliu dhe në fund u bashkua edhe Mirela Kumbaro. në fund projektligji kaloi me 72 vota pro dhe një kundër.