“Për momentin nuk do e vrasim”/ KËRCËNON Trump: E dimë se ku është udhëheqësi iranian

Donald Trump duket se është rreshtuar hapur në krah të Izraelit, në përballjen kundër Iranit.

Trump ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet se SHBA e di se ku ndodhet Udhëheqësi Suprem i Iranit, por “për momentin” nuk ka si synim vrasjen e tij.

“Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje, Ne nuk do ta vrasim!, të paktën jo për momentin”– shkruan Trump.

Trump shkruan gjithashtu se SHBA-së po i shteron durimi me konfliktin Iran-Izrael dhe kërkon që të ndalohen sulmet me raketa ndaj civilëve ose ushtarëve amerikanë.

“Por ne nuk duam që raketat të qëllohen drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë. Durimi ynë po shteron. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”– shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT