Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman

Një turist Gjerman është në gjendje kritike për jetë pasi Gomonia e drejtuar nga 27 vjevari Krenar Velaj i ka prërë gjymtyrët në det.
27 vjeçari drejtues i gomonës është arrestuar ndërsa hetimet paraprake sipas policisë tregojnë se ai ka leje drejtimi dhe po udhëtonte jashtë perimetrit të sigurisë.
Kjo ngjarje e rëndë rikthen në pah sigurinë e ulët në përdorimin e mjeteve lundruese në bregdetin shqitpar.
Në gusht të tre viteve më parë bregdeti Jon në Potam Himarë u përgjak pasi gomonia i mork jetën të miturës Jonalda Avdia e cila ishte në breg duke luajtur tek shezlonget.
Shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të mjetit nga një ish efektiv policia i arrestuar dhe dënuar nga drejtësia.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:40, në plazhin e Gjipesë, dyshohet se shtetasi K. V., 27 vjeç, banues në Orikum, duke drejtuar një mjet lundrues gomone me dokumentacion të rregullt, jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit, ka dëmtuar, gjatë kohës që ishte duke bërë zhytje në afërsi të mjetit lundrues, shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani.Shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Dhërmi, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të dëmtuarit dhe më pas kanë organizuar transportimin e tij të menjëhershëm drejt spitalit, për ndihmë mjekësore.Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit K. V., në Stacionin e Policisë Dhërmi, si dhe të personave të tjerë që kanë qenë dëshmitarë në këtë ngjarje.Vijon puna e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.