Shënim: Berisha nuk e mori PD-në për të fituar zgjedhjet, por për t’u mbrojtur nga drejtësia

Mjafton të shohësh rreshtimin politik të PD-së në raportin e çështjes së Berishës me drejtësinë, për të kuptuar se ai ia ka arritur qëllimit ta nënshtrojë këtë parti në funksion të interesit të tij.

E gjithë beteja e tij 3-vjeçare për rikthim në krye të opozitës, duke i përdorur të gjitha format e dhunës dhe linçimit sipas parimit për ‘miqtë’ karrotën, ndërsa për ‘armiqtë’ dhunën dhe kopaçen, i dha efektet e saj në një grup paralamentar, i cili pas humbjes katastrofike të zgjedhjeve të 11 Majit, është vënë në një garë të brendshme se kush duhet t’i thur më shumë lavde Berishës dhe se kush duhet të shpikë ‘argumentin’ më të madh se pse Berisha nuk duhet të largohet.

Situata do ishte serioze nëse Berisha do ta kishte diskutuar këtë opsion, por, ndërsa ‘opsioni’ nuk ekziston, kjo garë e tyre tregon më së pari gjendjen e mjerueshme të PD-së dhe opozitës.

Pas rezultatit të 11 Majit perspektiva se përse Berishës i duhet PD-ja është më i qartë dhe nuk ka më asnjë dilemë. Të gjithë e dinin që ai nuk e sillte dot Partinë Demokratike në pushtet, madje, më mirë se kushdo tjetër, këtë gjë e ka ditë vetë Berisha.

Mirëpo, meqenëse në pushtet nuk vijnë dot, të paktën, ta përdorin PD-në si bunker për t’u mbrojtur nga drejtëisa, siç kanë bërë gjithë këto kohë. Siç bën edhe sot. Ashtu sikurse do bëjnë edhe në vijim.

Ky është mjerimi i një partie që u krijua për të mbrojtur shqiptarët nga diktatura, ndërkohë është shndërruar në mbrojtësen e një individi nga drejtësia./ TEMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT