Shqipëria ishte në qendër të sulmeve nga Irani? Eksperti: Mbrohemi nga NATO por vetë…

Pedagogu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Mentor Beqa teksa u pyet nëse ka pasur një plan për tu sulmuar nga Irani, ai tha se nuk ka pasur ndonjë konfirmuar zyrtar nëse ka pasur një plan të tillë.

Beqa tha se Shqipëria mbrohet nga neni 5 i NATO, ndërsa theksoi se vendi ynë nuk ka mbrojtje kundërajrore.

“Nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për sulme nga Irani në Shqipëri. Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe mbrohet nga neni 5 i NATO. Duhet thënë se Shqipëria është e zbuluar nga mbrojtja ajrore, por është e mbrojtur nga NATO.

Shqipëria vetë nuk ka asnjë kapacitet për mbrojtje, por mbështet mbi sistemin e paralajmërimit të hershëm që kanë SHBA dhe Britania e madhe që lajmërojnë për raketa. Shqipëria nuk ka mbrojtje kundërajrore”-, tha ai për Report tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT