Si e paralajmëroi SHBA: Irani do të hakmerret ashpër brenda 48 orëve!

Shtetet e Bashkuara parashikuan një sulm hakmarrës nga Irani ndaj disa prej objektivave të tyre brenda një periudhe prej 48 orësh, në përgjigje të sulmit amerikan ndaj objekteve bërthamore iraniane mbrëmë.

Ne fakt pergjigja e Iranit ndodhi me raketat e leshuara drejt bazave te SHBA ne Irak dhe Katar.

Lajmi u bë i ditur nga dy zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët folën për Reuters në mënyrë anonime. “Presim që kjo të ndodhë brenda një ose dy ditësh,” tha një nga burimet.

Në prag të samitit të NATO-s në Hagë, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Mark Rutte, deklaroi se nuk pajtohet me ata që konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Ai shprehu shqetësimin kryesor për rrezikun që Teherani të ketë bombën atomike, duke theksuar se kjo do të përbënte një kërcënim për Izraelin dhe rajonin. Rutte theksoi se deri tani, vetëm Irani dhe Kina kanë mbajtur një qëndrim ndryshe mbi këtë çështje.

Televizioni publik izraelit Kan raportoi se Izraeli i ka dërguar një mesazh Iranit, duke shprehur dëshirën për t’i dhënë fund luftës.

Sipas të njëjtit burim, Teherani ka reaguar duke theksuar se nuk është momenti i përshtatshëm për një dialog të tillë, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të mëtejshëm të tensioneve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT