Video/ “Burri im është në frontin e luftës,” dialogu i Trump me gazetaren ukrainase bën xhiron e rrjetit

Një gazetare nga Ukraina i drejtoi presidentit të SHBA-së, Donald Trump një pyetje në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot. Teksa gazetarja po shtronte pyetjen e saj, Trump nisi të interesohej rreth jetës së saj që nga prejardhja e saj dhe më pas zbuloi se bashkëshorti i saj është aktualisht në Ukrainë dhe shërben në ushtri.
“Kjo është e vështirë”, tha Trump, duke e përshkruar gazetaren si “të pabesueshme”.
“Pra, më lejoni t’ju them, ata me të vërtetë duan të kenë atë që ata e quajnë sisteme mbrojtëse raketore Patriot. Do të shohim nëse mund të sigurojmë disa. E dini, ato janë shumë të vështira për t’u siguruar. Edhe ne kemi nevojë për to, ne i kemi furnizuar ato Izraelit dhe ato janë shumë efektive, 100% efektive”, tha Trump.
“Kjo është një pyetje shumë e mirë. Dhe ju uroj fat të mbarë. Mund të shoh se po ju prek shumë. Përshëndeteni burrin tuaj. Dakord”, shtoi ai.