VIDEO/ Zv.kryetari i bashkisë nuk pyet për ligj dhe shtet, thyen masën e sigurisë dhe lëviz i qetë rrugëve të Bajram Curit

Zv.kryetari i Bashkisë së Tropojës, Abedin Kërrnaja, i cili prej shtatorit të vitit të kaluar ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” lëviz i qetë rrugëve të qytetit të Bajram Currit.

Sipas një video të postuar në “JOQ” dhe denoncimit te qytetarëve, Kërrnaja pavarësisht masës së sigurisë të vendosur ndaj tij nga GjKKO, çdo ditë shihet rrugëve të qytetit.

Në videon e mëposhtme ai shihet teksa lëviz i pa shqetësuar dhe madje sipas qytetarit që e ka denoncuar këtë rast, ditën e sotme ai ka takuar edhe punonjësit e Bashkisë.

“Dua të bëj një denoncim publik që lidhet me një shkelje të rëndë të vendimit gjyqësor nga një funksionar lokal në Tropojë. Zëvendës-kryetari i Bashkisë Tropojë, z. Abedin Kërrnaja, është me masë sigurie “arrest në shtëpi”, vendosur nga Gjykata e Posaçme më 06.09.2024 (Vendimi nr. 112).

Megjithatë, ai shfaqet çdo ditë në qytetin e Bajram Currit duke lëvizur i lirë, në kundërshtim të plotë me vendimin gjyqësor. Në një video të regjistruar sot, ai shihet duke u takuar hapur me punonjës të Bashkisë Tropojë si dhe me drejtorin e Spitalit të Tropojës, z. Kujtim Rexha. Policia lokale është plotësisht në dijeni të kësaj situate, por për arsye të pashpjegueshme nuk vepron. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, që dëmton besimin e qytetarëve tek drejtësia dhe promovon pandëshkueshmërinë. Kërkoj publikimin e këtij rasti për të sensibilizuar opinionin publik dhe për të nxitur institucionet që të reagojnë”, shkruan qytetari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT