“Zgjedhjet e 11 Majit nuk do njihen nga PD”- Berisha denoncon 9 fletë më shumë në një kuti votimi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku foli për zgjedhjet elektorale të 11 majit, të cilat ai i konsideron si farsë elektorale.

Berisha tha se sipas të dhënave që PD ka siguruar rezulton se kutitë e votimit janë mbushur jashtë dhe janë zëvendësuar në qendrat zgjedhore.

“Ishin të vlefshme. Janë gjetur në kutitët e votimit 9 fletë më shumë nga ajo që deklarohet në procesverbalin 08. Këto fletë votimi më shumë se ç’deklarohen, nuk kanë të bëjnë me atë qendër votimi, sikundër kjo ngjall dyshime të forta se ajo kuti është e mbushur dhe ka zëvendësuar kutinë e qendrës. Në asnjë rrethanë nuk mund të dilnin 9 fletë votimi më shumë se ç’duhet të ishin”, tha Berisha.

Gjithashtu Berisha tha se PD nuk do të njohë zgjedhjet e 11 Majit.

“Këto zgjedhje janë një farsë e vërtetë elektorale, të cilat nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve dhe nuk do njihen nga PD”, theksoi kreu i PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT