Adriana Kalaja “zbulon” hapin e radhës të Edi Ramës, “plani” i kryeministrit për të “joshur” opozitarët

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama.
Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet e 11 Majit, kreu i qeverisë është duke menduar që të punësojë “opozitarët e pakënaqur” me qëllim për të marrë në duar edhe Partinë Demokratike.
Kjo vale emërimesh do të vijë pas shkarkimeve të shumta që u bënë përgjatë javëve të fundit në të gjitha bashkitë e vendit tonë.
“Më e rëndë se zaptimi i paligjshëm që Sulltani i Surrelit po i bën pushtetit vendor, është ZAPTIMI, që pas shumë mënyrave të dështuara, po i bën opozitës shqiptare.
Flitet se pas shkarkimeve të patronazhistëve në bashki të ndrushme dhe jo vetëm, qëndron një plan i mirëmenduar, “punësimi” në to i opozitarëve të pakënaqur e të lodhur 12 vite në opozitë. Kjo me ndihmën edhe të Sudeve “opozitare””, shkruan Kalaja.
Postimi i plotë:
Çdo popull, meriton Sudet që voton……
Më e rëndë se zaptimi i paligjshëm që Sulltani i Surrelit po i bën pushtetit vendor, është ZAPTIMI, që pas shumë mënyrave të dështuara, po i bën opozitës shqiptare.
Flitet se pas shkarkimeve të patronazhistëve në bashki të ndrushme dhe jo vetëm, qëndron një plan i mirëmenduar, “punësimi” në to i opozitarëve të pakënaqur e të lodhur 12 vite në opozitë.
Kjo me ndihmën edhe të Sudeve “opozitare”.
Në fakt, po zbaton atë idenë e dikurshme “përtej të majtës dhe të djathtës” e cila nuk është asgjë tjetër veçse zhbërja e kufijve ideologjik, me synimin final antikombëtar, zhbërjen e opozitës dhe pluralizmit.
Ndërkohë, ne presim shtatorin…..
Do vita dita që as tritoli nuk do e zgjidhë këtë katrahurë me përmasa genociti.
Upssssssss se desh harrova.
Kur e propozova unë tritolin, si ide të pastrimit të Tiranës qoftë metaforitikisht, por qoftë edhe sipas dispozitave të parashikuara në akte ligjore, të gjithë, m’u sulën.
Me oligarkët nga mbrapa sigurisht.
Kur e përdor tutori i tyre pagator, në kundështim me ligin dhe Kushtetutën, nuk lënë banak që paguhet nga inceneratorët inekzistentë, pa reklamuar sesa i mirë është tritoli i Sulltanit të Surrelit që prish “ndërtimet pa leje”.
Edhe nga Sudet.
Kujdes CV në aplikim.
Thoini që keni votuar për Sudet
Është plus në konkurim.
Se kot nuk thonë;
Çdo popull, meriton Sudet që voton.
PS; Nuk di çfarë u bë me Vilën në Hamallaj.