Agron Shehaj: Rama ka gjithmonë një plan! Ja pse e nisi aksionin nga Vlora dhe jo në Theth! Opozita s’ka agjendë politike

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar në emisionin “Log” se debati politik në vend është i orkestruar nga Edi Rama. Sipas Shehajt, Rama ka gjithmonë një plan ndryshe nga opozita që nuk ka një agjendë të saj.

Kreu i Partisë Mundësia komentoi edhe aksionin Ramës për shembjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Sipas tij, Rama e nisi aksionin nga Vlora pasi nëse do ta niste nga Thethi, do thonin që e ka me malësorët që nuk e votuan.

“Debati politik orkestrohet nga Rama, kjo nuk është çudi, sepse ndodh nga 2013. Ajo që më bëri më shumë çudi, kur u bëra pjesë e politikës në 2017, opozita në një farë mënyre nuk kishte një agjendë politike, nuk kishte një plan mediatik, si do të impononte agjendën e vet opinionit publik.

Natyrisht që nuk ishte e lehtë, sepse Edi Rama kontrollon praktikisht çdo gjë. Edhe aty ku nuk ka kontroll absolut, ka ndikim në media apo në të tjera gjëra.

Rasti konkret, ai i fundit me lirimin e hapësirave publike. Rama ka një plan të vetin dhe do ta implementojë atë. Nuk shkon direkt për t’u prishur banorëve të Thethit investimet e tyre, por e fillon nga Vlora.

Dhe të gjithë habiten se si një ditë të bukur në Vlorë, ku ai kishte bërë fushatë, shfaqet duke kërkuar lirimin e hapësirave publike.

Ai ka vajtur më shpesh se unë në Vlorë që jam vlonjat. E filloi nga Vlora sepse po ta fillonte direkt nga Thethi, do thonin e ka me malsorët, me Veriun që nuk e votoi. Pra, ai ka një plan gjithnjë.”-tha Shehaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT