Berisha akuza Altin Dumanit: Mercenar që bën çfarë i thotë Rama! Pse i fsheh përgjimet kreu i SPAK?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin “Çim Peka LIVE” se kreu i SPAK, Altin Dumani është një mercenar i Edi Ramës.
Berisha teksa hoqi paralele me dënimin e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja për një garsionere, Berisha tha se e njëjta drejtësi lë të lirë Altin Dumani me tre vila. Sipas Berishës, është Rama që e ka kapur ‘për fyti’ Dumanin, duke e urdhëruar të bëjë çfarë i kërkon ai.
“Më kë i shkoi Ulsiu, ç’ti thuash Ulsi Manjës. Çdo gjë mund t’i thuash. Më kë i shkoi Veliajt në qeli. E di ç’bëjnë me Ilir Metën, sillen në mënyrën më të ulët, hakmarrëse e të tuprshme. Ky regjimi i Edi Ramës me Ulsi Manjën, ka gjetur një horr që iu merr 500 mijë euro trafikantëve, janë përgjimet që fsheh Altin Dumani. Apo kostumet e Altin Hajrit, s’ishte Olsi njeriu i kostumeve të Altin Hajrit, ishte Ulsi Manja. Ky Ulsiu i urdhëron ata.
E ka kapur me 3 apartamente. Altin dumani me 3 apartamente duhet të jetë në burg. Siç dënuan për një garsionere, Bashkim Dedjan. E dënoi 1 vit, vetëm, se paguante qiranë e një garsionereje të vëllait të vet, dhe kjo është e jotja.
Ky me 3 apartamente dhe jeton në vilë te vjehrri, se ka kontribuar dhe kisha në ndërtimin e asaj vile. Sigurisht e ka kapur Rama dhe e kapur për fyti dhe e detyron të bëjë atë që bën. Këta konvertohen se lahen mëkatet, Zoti është për të gjithë.”-tha Berisha.