Bllokohet për punime Ura e Milotit, “rebelohet” Dom Gjergji: Si mund të jeni kaq të papërgjegjshëm, a mbyllet në mes të sezonit aksi më i rëndësishëm?

Presidenti i Konferencës së Ipeshkopkëve të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, ka reaguar ashpër mëngjesin e kësaj të premte duke ngritur shqetësimin lidhur me atë çfarë është duke ndodhur në veri të vendit.

Në rrjetin e tij social, Dom Gjergj Meta ka denoncuar publikisht bllokimin e urës së Milotit, në një kohë kur dasmat në këtë zonë janë të shumta dhe emigrantët kthehen në vendlindje.

Duke drejtuar gishtin nga autoritetet dhe vënë në dukje papërgjeshmërinë e tyre lidhur me këtë situatë, ai ka theksuar se ky aks është mjaft i rëndësishëm në zonë dhe bllokimi i tij për punime në këtë periudhë të vitit është “çmenduri”.

“Çfarë inkompetence absolute e institucionit që merret me rrugët. Asnjë llogaridhënie, asnjë lajmërim paraprak, asnjë sqarim si do të bëhet, kur do të bëhet, vetëm thjesht “Ndalohet!””, shkruan ai duke lënë të kuptohet që “trari” në këtë urë është vendosur pa një paralajmërim për qytetarët.

Ura e Milotit u mbyll përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja u mor si masë sigurie, pasi ura përbën rrezik për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Ko situatë erdhi në një moment të “nxehtë”, kur trafiku në aksin Milot-Lezhë është në kulmin e tij për shkak të fluksit të lartë të turistëve.

Postimi i plotë:

A kontrollon kush me kohë gjendjen e urave që të ndërhyhet preventivisht e të mos bllokohet një aks që është një valvul shkarkuese e rëndësishme sidomos në këtë periudhë të vitit?

Si ka mundësi në mes të sezonit turistik, në kulmin e ardhjes së emigrantëve për pushime, në kulmin e dasmave bllokohet ura e Milotit?

Çfarë inkompetence absolute e institucionit që merret me rrugët. Asnjë llogaridhënie, asnjë lajmërim paraprak, asnjë sqarim si do të bëhet, kur do të bëhet, vetëm thjesht “Ndalohet!”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT