Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Sherr për BKH-në! E hoqi pasi skualifikoi Nevruz Ndregjonin

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben Kraja.

Myslim Murrizi shprehet në rrjete sociale se është habitur nga kjo lëvizje ndërsa thekson se ‘sherri’ ka nisur për kreun e BKH. Sipas Murrizit, e gjitha lidhet me firmën që Arben Kraja ka hedhur për skualifikimin e Nevruz Ndregjonit në procedurën e shpallur për pozicionin Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Murrizi shton se Dumani ka harruar që Kraja përkrah vetëm çfarë janë nga ish-sigurimi dhe ish-gjyqtarë, ish-prukurorë, ish-hetues të komunizmit por kurrë nga shtresa e të përndjekurve politik.

Statusi i plotë

U habita para disa kohesh kur pashe neper portale se Dumani shkarkoi komunisto-enverist Krajen nga drejtor i maredhenieve me jasht

Tani po shoh qe “ sherri” paska nisur per kreun e BKH

Dumani duke menduar se Kraja meqe gjat gjith jetes se tij ju ka sherbyer padroneve sezonal qe kane patur ne dore karrieren e tij, do ti sherbej edhe Dumanit e vendosi ne komision per seleksionimin e kandidateve per kreun e BKH

Por Dumani ka harruar qe Kraja perkrah vetem çfar jane nga ish sigurimi dhe ish gjyqtar ish prokuror ish hetues te komunizmit por kurre nga shtresa e te perndjekurve politik

Kraja eshte turbulluar dhe erresuar kur kapar mbiemrin NDREGJONI dhe menjeher jo qe ka votuar kundra por po ta kishte ne dore do ta arrestonte dhe denonte perseri per armik te partis ose per prishje te moralit komunist siç ka denuar ne korrik 1990 Andrea Dajiajn

Ka bere “ortak” edhe bashkeqytetarin e tij Behar Dibren qe ne perceptimin e te gjith prokuroreve njihet si karakter “ limonade” duke ferkuar duart per çdo fitues

Ndoshta eshte rasti i pare qe vet Dumani ka votuar kundra skualifikimit te kandidatit NDREGJONI dhe hera e pare qe Dumani ka ndjer se “ ushtaret” kane kuptuar qe shefit po i mbaron mandati

Ehhh mor Altin Dumani!!!!

Servilet qe te lepijne kur je ne “ kalin e pushtetit” te shtyjne sapo te shohin qe je drejt fundit e kur e dine mire qe nuk mund te kandidosh me

Kjo kategori mor Altin kete pune kane bere gjithe jeten prandaj i tha Meta ne gjyq je i pa bese sepse keshtu kane mbijetuar ne sistem duke i kepire menderen kujdo qe eshte ne karriken e pushtetit dhe duke shitur e tradhetuar kedo qe iken nga karrikja e pushtetit

Zoti Dumani!

Qe ta mbyllesh me dinjitet si drejtues i SPAKUT duhet te maresh ne dore dosjen e BANKERSIT, te mbyllesh shpejt deri ne 15 dhjetor dosjet e bujshme te korrupsionit te politikaneve dhe te perfundosh hetimet e dosjeve te AZHBR, INCENERATOREVE, DHE ZBERTHIMET E SKYIPIT ECRO APO TELEFONAFE BQ ku dalin lidhjet e llumit me halet e politikes

Ndryshe do te harrohesh dhe do ngelesh ne histori si prokurori qe bere shum zhurme e deklarata bombastike por asnje pune konkrete

Zoti NDREGJONI !

Mos u merzit qe te kane skualifikuar ish hetues te komunizmit se nuk besoj qe ke pritur tjeter gje nga mostrat e diktatures

Back to top button
LAJMET E FUNDIT