Fotot nga Gjiri i Lalzit, Rama: E gdhinë si zaptues me qindra çadra, e ngrysën të përzënë me duar në xhepa

Kryeministri Edi Rama vijon me postimet nga aksioni i zhvilluar në territor mbi lirimin e hapësirave publike.

Ai ka ndarë foto nga bregdeti në Gjirin e Lalzit ku brenda ditës janë hequr shezllongjet që kishin zaptuar pjesën e dedikuar për hapësira publike.

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!

Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si  të përzënë me duar në xhepa – po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT