Gazetari Marin Mema shpallet “Qytetar Nderi” në Kuvendin Komunal të Deçanit

Marin Mema është shpallur këtë të mërkurë “Qytetar Nderi” i Komunës së Deçanit. Vendimi është marrë nga Kuvendi Komunal dhe të pranishëm kanë qenë personalitete të njohura të fushave të ndryshme, nga Shqipëria dhe Kosova.
Me guximin dhe përkushtimin e tij, gazetari i njohur shqiptar ka hapur shtigje të reja të vetëdijes kombëtare për shqiptarët kudo ku janë.
I pranishëm në këtë ceremoni të veçantë ka qenë dhe politikani i lartë e ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e konsideron si në një moment domethënës nderimin e Marin Memës me titullin “Qytetar Nderi”.
“Ky është një nderim i drejtë për një zë që ka qëndruar në krah të së vërtetës, i palodhshëm në mbrojtje të historisë dhe identitetit tonë kombëtar”, shkruan Ramush Haradinaj.
Ish-kryeministri i Kosovës, familja e të cilit ka dhënë gjakun e djemve të vetë për liri, ashtu si shumë familje të tjera shqiptare, i ka dhënë Marin Memës medaljen “Besim në Zot, Atdhe e Shtet”, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për çështjen kombëtare.