Gjykata e Lartë e la në burg, avokat Genc Gjokutaj tregon gabimin e Erion Veliaj: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen… është edhe taktikë e Ramës

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka shuar sot çdo shpresë të kryebashkiakut Erion Veliaj për të dalë nga burgu, duke ligjëruar këtë të martë masën e sigurisë “Arrest në burg”, të lënë në fuqi më herët nga shkallët e tjera të gjyqësorit.

Avokati i njohur Genc Gjokutaj, tegon se ku çalon mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, i cili prej muajit Shkurt 2025 ndodhet prapa hekurave.

“Sapo ka ndodhur! Gjykata e Larte nuk e ka ndryshuar masën e sigurimit “arrest në burg” për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj! Nga pikëpamja juridiko proceduriale konstatoj se qe nga fillimi i kësaj beteje ligjore Erjon Veliaj ka gabuar ne taktiken e tij mbrojtëse!

Vetëm largimi nga detyra e Kryetarit te Bashkise do të bënte te mundur se paku ndryshimin e mases se sigurise! Kushtet dhe kriteret per caktimin e mases se sigurimit “arrest në burg” jane prezente sa kohe ai qofte edhe formalisht është Kryetar i Bashkise Tiranë”, shkruan Gjokutaj.

Sipas avokatit, nëse Gjykata e Lartë do ta lironte, Erion Veliaj do të shkonte në zyrën e kryetarit dhe aty do të ndodhte ajo për të cilën ai është arrestuar.

“Rreziku i prishjes se provave apo intimidimit te deshmitareve nga karrikja e Kryetarit te Bashkise do të ishte real! Po keshtu kryerja e veprave penale te njëjta apo me te renda dhe kete ja mundeson qenia ende Kryetar i Bashkise!

Po ne rast se ai do të ishte shkarkuar apo dorehequr nga detyra e Kryetarit te Bashkise Tirane rreziqet e mesiperme nuk do te ekzistonin çka ligjerisht do te mundesonin ndryshimin e mases se sigurimit “arrest në burg” per te cilin ne rastin konkret do të isha dakord qe te ndryshohej”, sqaron ai.

Avokat Genc Gjokutaj thotë se veç pikëpamjes taktike të betejës për ndryshimin e masës së sigurimit, mos shkarkimi i Erion Veliaj nga posti i Kryetarit të Bashkisë Tiranë është edhe një strategji e Edi Ramës.

“Sa me siper beteja per ndryshimin e mases se sigurimit çalon nga pikepamja taktike! Jo pa qëllim KM Rama nuk e shkarkon Erjon Veliajn nga detyra e Kryetarit te Bashkisë Tiranë! Sepse nuk eshte hall te kesh hall por eshte super hall të mos dish ta menaxhosh”, përmbylli ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT