“Hajde merri ata kriminelë”, deputeti i PS: Shqiptarët janë qytetarë që jetojnë me djersën e ballit dhe paguajnë taksa

Debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe politikanit britanik Nigel Farage kanë ngjallur reagime të shumta, pas deklaratave të Farage gjatë një interviste ku ai aludoi për nivelin e kriminalitetit të shqiptarëve në Britani të Madhe dhe i kërkoi Ramës “t’i marrë mbrapsht kriminelët”.

Kryeministri shqiptar reagoi ashpër, duke mbrojtur bashkëkombasit e tij dhe duke e quajtur të turpshme përpjekjen për të fajësuar një komunitet të tërë për probleme të brendshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi komentoi përplasjen në distancë mes Ramës dhe Farage, duke theksuar se ndërhyrja në çështje të brendshme të britanikëve, siç është Brexit, mund të jetë e diskutueshme, por mbrojtja e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit është detyrë dhe përgjegjësi e çdo kryeministri.

“Sa i takon Brexit është vendim i popullit britanik, Partia e Farage e ka pasur parim Brexit. Çdo reagim që denigron shqiptarët… si rezultat i intervistës Farage tha ‘hajde merri të gjithë ata kriminelë’ dhe filloi lufta e shifrave.

Çfarë vendimi merr populli britanik është çështje e tyre. Por edhe pa u përgjigjur fare nuk mund të lihej ajo, se edhe ne në fund ë fundit, nuk mund ë quhemi të gjithë kriminelë, hajdutë, shumica dërrmuese janë qytetarë që jetojnë me djersën e ballit, që paguajnë taksa dhe kontribuojnë edhe në ekonominë britanike. Është detyrë, është përgjegjësi e çdo kryeministri të mbrojë qytetarët e vet kudo që të jenë”, – tha Krashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT