Juristi: 97-ta nuk ishte krizë, ishte krim! Berisha e kaloi si gjithmonë, pa u ndëshkuar!

Juristi Romeo solli në vëmendje ngjarjet dramatike të vitit 1997, duke analizuar rolin e aktorëve kryesorë politikë të kohës dhe pasojat që ato ngjarje lanë.
“Në 1997-n, shteti kishte rënë. U rrëzua gjithçka. Po kush e solli atë katastrofë? Berisha e solli. Dhe pastaj u tha: do ta kaloj edhe këtë. Dhe e kaloi, pa dhënë llogari”, tha juristi në një intervistë për Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV.
Juristi rrëfeu një bisedë të dikurshme ku Meta, atëherë në opozitë, i kishte thënë: “Me Nanon në burg, s’na pranon njeri në pushtet. Por Berisha do e gjejë zgjidhjen. Do ta kalojë edhe këtë.”
Dhe kështu ndodhi. Berisha e mbijetoi 1997-n pa asnjë pasojë personale, ndërsa vendi u përfshi në anarki, grabitje, dhunë dhe vdekje.
“Në atë kohë nuk e kuptonim, por sot e dimë: 1997 nuk ishte vetëm krizë ekonomike, ishte kolaps moral dhe politik. Dhe ende askush s’ka kërkuar ndjesë për të.”
Kara theksoi se nëse dosja “Partizani” do jetë e vetmja përballje e Berishës me drejtësinë, kjo është një tragjedi: “Dosja ‘Partizani’ është gjëja më e vogël për të cilën mund të akuzohet Sali Berisha.”