Kreu i PD-së Sali Berisha takim me Drejtorin e PPE, nuk kursen akuzat për Ramën: Shqipëria nën narko-regjimin e tij

Kryedemokrati, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me Drejtorin për Marrëdhëniet me Jashtë të Partisë Popullore Europiane (EPP), Patrik Voller. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha tregon se takimi ishte mjaft miqësor.
Gjatë bisedës me Voller, Berisha tregon se ka folur mbi situatën politike në vend. Kryetari i Partisë Demokratike, ndër të tjera shkruan se ka informuar Drejtorin e PPE mbi “realitetin dramatik”, duke mos kursyer akuzat për Edi Ramën, ku thekson se Shqipëria ndodhet nën “narko-regjimin” e tij.
Gjithashtu, Berisha nuk harroi edhe zgjedhjet e 11 majit gjatë bisedës me Voller. Kreu i PD-së thotë se ka folur me Patrick Voller për zgjedhjet e humbura, të cilat sipas Berishës ishin të manipuluara.