Kush është në krye të policisë së Rinasit/ Ilir Proda ja beson “çelësat” kryekomisarit…

Shefi i Komisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema, është rikonfirmuar sërish në detyrë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryekomisari Dema, i cili është prej disa vitesh në krye të Komisariatit të Rinasit, ka “ruajtur” vendin e tij, pas zhvillimit të konkursit të hapur nga Policia e Shtetit për disa drejtori vendose dhe komisariate në vend.

Ai konkurroi për të qenë shef komisariati në 5 vendet vakante, Komisariati nr. 2 Tiranë, Rinas, Himarë, Komisariati i Kufitit Dibër dhe Komisariati i Kufirit Sarandë dhe pas përfundimit të procedurave konkurruese, rezultoi sërish fitues, duke siguruar kështu një mandat të ri në krye të Komisariatit të Rinasit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT