Kushtetuesja hedh poshtë praktikën arbitrare të SPAK ndaj Onejda Ymeraj

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e Onejda Ymerit, e cila ankimoi vendimet e GJKKO-së dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për sekuestrimin e celularit të saj në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, duke pretenduar se i janë cënuar liria e fshehtësia e korrespondencës dhe të dhënat personale.

Pas një seance maratonë prej 7 orësh, Gjykata Kushtetuese pranoi që është cënuar liria dhe fshehtësia e korrepondencës së Onejda Ymerit sepse ajo nuk ka qenë vetë nën hetim penal. Në vendim thuhet se SPAK duhet të fshijë kopjet e korrespondencës që nuk kanë lidhje me hetimin, në kuadër të të cilit i është sekuestruar celulari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT