Lopët në grackën e flakëve në Delvinë, zjarri përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë! Ndërhyrja thuajse e pamundur

Zjarri i përmasave të mëdha në zonën e Kalasës në Delvinë po vijon prej disa orësh duke djegur gjithçka që i del përpara.
Bashkë me pemët në rrezik janë edhe disa kafshë të imta të cilat duket se janë zënë ngushtë nga flakët.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, ndërsa situata mbetet e tensionuar për shkak të afërsisë me zonat e banuara. Flakët në Kalasë janw një ndër dhjetëra vatrat aktive që janë përhapur ditët e fundit në territorin e Shqipërisë.