“Më morën vitet më të bukura të jetës”, rrëfehet Hashim Thaçi: Ndihem i abuzuar! Më shkëputën pa të drejtë nga familja

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për Klan Kosova ku ka folur për arrestimin e tij nga Gjykata Speciale por dhe bashkëpunimin me ndërkombëtarët. Thaçi është shprehur se ndihet i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive, pa të drejtë e shkëputën nga familja, e përjashtuan nga puna dhe i morën vitet më të bukura të jetës.

Thaçi ka folur dhe për raportet që ka patur me amerikanët. Ai u shpreh se me perëndimin dhe SHBA ka patur raporte të shkëlqyera.

“Jo nuk ndihem as i tradhtuar, as i mashtruar. Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës.

Perëndimi dhe SHBA-të nuk servuan rrëfimin e lëndës. Kam punuar me disa administrata amerikane, efektivisht në raporte të shkëlqyera.

Nga Presidentet Klinton mandati i dytë 1996-20, Bush i Riu 2000-2008, Obama dhe Biden 2008-2016, Trump 2016-2020, në ngjarje dhe kohë të ndryshme në SHBA kam folur për Kosovën edhe me Presidentin Bush i Vjetër dhe XH. Karter”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT