Metoda të reja financimi për ndërtimin, Rama e zbulon: Jo shitje të banesave në…

Qeveria shqiptare mendon se ka ardhur koha që projektet e rëndësishme në sektorin e ndërtimit të mos financohen vetëm nga kreditë bankare, por të eksplorohen edhe instrumente të tjera.

Gjatë takimit me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, kryeministri Rama ua bëri të qartë që sektori duhet të kalojë në përdorimin e instrumenteve të reja financiare.

“Në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe të mos bazohet tek kleringu, sepse janë dy forma që ishin të kuptueshme dhe të pranueshme për një periudhë të caktuar kohe, por nuk mund të jenë më as të kuptueshme, as të pranueshme sot, kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi”, tha Rama.

Formula që shefi i qeverisë propozoi lidhet me faktin se kushdo të hedhë paratë do të quhet investitor dhe jo blerës.

“Janë projekte të financuara nga institucione dhe nga fonde investimesh që nuk janë banka drejtpërdrejtë dhe që përfaqësojnë investitorë të interesuar, që nga investitorët e mëdhenj, deri te investitorë fare të vegjël, që janë investitorë që duan të blejnë një apartament apo duan të blejnë një shtëpi në plazh. Kjo formulë investimi, është një parashitje, por është një parashitje e bazuar tek garancia e investimit, pra faktikisht duke pasur krahët të mbuluar me financim dhe duke arritur që të shtosh vlerën e produktit tënd final, që tjetër është kur e shet në gropë, tjetër është kur e shet në fund”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT