Mijëra mesazhe të botës së krimit në “duart” e SPAK, gazetari: Mund të zbulohet fati i Ervis Martinaj dhe Talo Çelës

Zbërthimi i aplikacionit të koduar Matrix, i përdorur nga grupe kriminale për komunikime të fshehta, ka shënuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka konfirmuar për herë të parë përdorimin zyrtar të një letër-porosie drejt Holandës për të marrë të dhëna të ndjeshme mbi qytetarë shqiptarë, duke e krahasuar këtë proces me zbërthimin e mëparshëm të aplikacionit Sky ECC.

Në qendër të hetimeve del edhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili, ndonëse ka mohuar përdorimin e aplikacioneve të tilla, rezulton të jetë implikuar përmes kryqëzimit të të dhënave mes Sky ECC dhe Matrix.

Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar më shumë detaje nga ecuria e hetimeve si dhe çfarë përmban ky aplikacion, si dhe roli i ngjashëmme aplikacionin Sky ECC , i cili u zbërthye në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Fatjon Softa u shpreh se në këtë platformën mund të ketë të dhëna për dy prej personazheve të krimit shqiptar si Ervis Martinaj dhe Talo Çela.

“Nga njoftimi zyrtar, tashmë me zbërthimin e aplikacionit Matrix në dhjetor të vitit të kaluar, do të kishte një praktikë të ngjashme si me aplikacionin Sky ECC, ku Prokuroia e Posaçme ka marrë të dhënat që i interesojnë me anë të një letër porosie. Kjo është hera e parë që SPAK pranon që në funksion të një procedimi penal është ndjekur rruga ligjore e letër porosisë për të marrë të dhëna të caktuara për individë shqiptarë të cilët kanë komunikuar në aplikacionin e inkriptuar Matrix për raste të dyshuara në Shqipëri. Një praktikë e tillë mund të konsolidohet edhe në muajt në vijim për raste të tjera”, tha gazetari.

Ferhati theksoi se kjo praktikë mund të konsolidohet në muajt e ardhshëm për të hetuar raste të tjera. Ai u ndal gjithashtu tek njoftimi i fundit i SPAK lidhur me ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ishte i lidhur me këtë aplikacion dhe që e kishte mohuar përdorimin e tij gjatë marrjes në pyetje.

Ndër të tjera, Ferhati shpjegoi gjithashtu se Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze dhe se SPAK i është drejtuar Holandës për të zbuluar më shumë rreth këtij aplikacioni dhe përdorimit të tij nga shqiptarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në botën e krimit.

“Ajo çfarë SPAK tregon në njoftimin e sotëm për ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja, është se kryqëzimi i të dhënave të marra fillimisht në aplikacionin Sky ECC që Çyrbja i ka mohuar edhe gjatë marrjes në pyetje që nuk ka përdorur kurrë një aplikacion të tillë, SPAK thotë ndryshe, që bisedat në Sky ECC kryqëzohen me bisedat që kanë ndodhur në Matrix.

Çyrbja la mandatin në 9 tetor të vitit të kaluar, ndërkohë që ekzekutimi i masës së sigurisë për të u bë me datën 20 tetor, pra 11 ditë më vonë. Ndërkohë në Matrix shpjegohej se Altin Hajri i cili shpjegohet si një lidhje e ngushtë shoqërore të ish deputetit të qarkut të Durrësit, një person me ngarkesa të mëdha kriminale, në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, rezulton që Altin Hajri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, ka folur pranë Matrix lidhur me arrestimin e ish deputetit socialist në Shqipëri. Kjo ndodh vetëm dy muaj pasi apolikacioni Matrix të zbërthehej nga autoritetet Europol dhe Hollandeze. Matrix fillimisht u hetua nga autoritetet holandeze, prandaj i jemi drejtuar Hollandës”, tregon gazetari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT