“Mirëardhsh mik i shtrenjtë”, Presidenti i Emirateve Arabe mbyll vizitën në Shqipëri, Rama e përcjell në aeroport

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed, ka përmbyllur vizitën e shkurtër në Shqipëri. Ai është përcjellë në aeroport nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili e konsideron një mik të rrallë dhe dashamirës për vendin tonë.
“Mirëardhsh mik i shtrenjtë” – shkruan kreu i qeverisë ndërsa nga ndarë një fotografi ku përshëndeten për herë të fundit para largimit nga vendi jonë.
Kjo nuk ishte vizita e parë e Sheikh Muhammed Bin Zayed. Ai u rikthye në Tiranë 5 muaj pasi vizitoi për herë të parë Shqipërinë.
Krahas pritjes zyrtare, Kryeministri Rama i akordoi edhe Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një vlerësim i lartë shtetëror për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj marrëdhënies strategjike mes dy vendeve, si dhe kontributin e pakrahasueshëm në kauzën globale të paqes.