Ndezi zjarr në varreza, qytetari në Vaun e Dejës përfundon në pranga

Një person përfundoi në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Ai ndezi një zjarr në varrezat e fshatit Bardullush, por flakët dolën jashtë kontrollit.

Për pasojë u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre. Policia arriti të identifikojë autorin, të cilin e ka vënë në pranga.

“Nga flakët nuk janë dëmtuar varret”, njoftoi policia.

Uniformat blu i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre. Ndërkohë vendi po përballet me situata problematike në disa zona të ndryshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT