“Nëse ‘Babale’ do hetohej si duhet, s’do burgosej Salianji’, Lala: Policia bënte taksistin, Veliut iu hapën kufijtë

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar këtë mbrëmje lirimin nga qelia të ish-deputetit të PD, Ervin Salianji. Sipas gazetares, nëse dosja “Babale” do të ishte hetuar si duhet, do të ishin emra të tjerë në burg dhe nuk do të kishte qenë Salianji.

Klodiana Lala u shpreh se Babalja është një personazh i vërtetë që quhet Albert Veliu ndërsa theksoi se në vend që ministri i brendshëm i kohës të jepte dorëheqjen dhe policia të vepronte pa ndikimin e shefit, bënë taksistin e Albert Veliut.

“Babalja” mbetej pa para dhe telefononte drejtorin e policisë. Ne nuk kuptuam se kush ishte personi në SHISH i implikuar në këtë çështje.

Mua më bën të dyshoj që nëse kjo histori do hetohej si duhet, do të kishim të tjerë personazhe brenda hekurave.

Mbaj mend që në atë kohë, policia ka përgjuar dhe gazetarët. Albert Veliut iu hap kufiri dhe u largua. Prokuroria e Tiranës nuk sqaroi se ku i është marrë zëri Geron Xhafajt.”-tha gazetarja Klodiana Lala.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT