PAMJE TË RËNDA/ “I forti” i Ksamilit “lan në gjak” pronarin e hotelit, e dhunon brutalisht para syve të fëmijëve dhe turistëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në Ksamil, ku shtetasi i identifikuar si Agim Taraj ka dhunuar barbarisht pronarin e hotelit, shtetasin Albert Pashaj.
E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur dhe dhjetëra turistëve të cilët ndodheshin në zonë.
Siç shihet dhe nga video e mëposhtme Pashaj është i “larë në gjak”, ndërkohë që sipas dëshmitarëve okularë, agresori e ka qëlluar atë me sende të forta. Si pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e qytetit për mjekim.
Sakaq, përmes një njoftimi, Policia e Sarandës ka bërë me dije se lidhur me këtë ngjarje është shoqëruar në Komisariat Agim Taraj.
Ndërkohë, nga ana tjetër qytetarët pretendojnë se ky nuk është rasti i parë që ky shtetas përfshihet në ngjarje të dhunshme dhe rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshme penale për trafik droge.
“Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dhunuar me sende të forta shtetasi A. P. Menjëherë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë është bërë shoqërimi i shtetasit A. T, si dhe po punohet per identifikimin dhe shoqerimin e personave te tjere të dyshuar si persona të përfshirë në këtë konflikt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
<iframe width=”500″ height=”300″ src=”https://www.youtube.com/embed/TvQCWXEOwGw” title=”“O plehrë çfarë ke bërë”, sherr i dhunshëm mes dy personave në Ksamil. Njëri gjakoset në kokë” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>