PAMJE TË RËNDA/ Plas grushti sërish në plazh, pushuesit dhunojnë punonjësin e çadrave

Një tjetër incident është regjistruar këtë të shtunë në bregdetin shqiptar. Burime për mediat bëjnë me dije se kësaj here ngjarja është regjistruar në Kavalishencë të Durrësit, ku disa të rinj janë përleshur me punonjësin i cili kujdesej për çadrat.
Mësohet se sherri mes tyre nisi pasi të rinjtë po luanin me top pranë zonës së çadrave, duke u bërë kështu shqetësim për pushuesit e tjerë.
Ishte punonjësi ai i cili i kërkoi të rinjve që të ndalonin lojë, por këta të fundit e kundërshtuan dhe debati mes tyre degradoi deri në përdorimin e dhunës fizike.
Në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur të rinjtë shtyjnë punonjësin, ndërkohë që menjëherë në ndihmë të këtij të fundit shkuan pushuesit e tjerë të cilët bënë të mundur “uljen e gjakrave” dhe neutralizimin e situatës.