Përplasja Shabani – Lapaj! Ironizon kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu: Partitë e vogla si futbollistët e Kombëtares, e nisin si talente dhe përfundojnë pa ekip

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për një mandat deputeti, ka qenë kryefjala politike e ditëve të fundit. Mosmarrëveshjet mes “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kanë nxitur reagim të gjerë.
Ndërkohë që njëri prej tyre që ka reaguar, ka qenë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Socialisti ironizon partitë e vogla, duke i krahasuar me futbollistët që e nisin karrierën si talente, e më pas përfundojnë pa ekip.
“Këto partitë e vogla u frynë si puna e futbollistëve të Kombëtares, që nisen si talente të mëdhenj dhe përfundojnë rrugëve tu kërku ekip! Imagjino të kishin në dorë qeverinë sikur thanë! Ajo e Berishës me molotov kundër Lulit do na dukej lule”, shkruan Pjerin Ndreu.
Kujtojmë se mandati i kaloi dje Kleana Xhuvelit, kushërirës së Adriatik Lapajt, e cila do të jetë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë. Ajo ka marrë zyrtarisht mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.