Pësoi djegie në trup nga zjarret në Senicë, publikohen PAMJET e shefit të komisariatit të Delvinës tek Trauma

Drejtori i Komisariatit të Policisë në Delvinë, Agim Troci është transportuar ditën e sotme me helikopter nga Spitali i Sarandës në drejtim të Spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë mjekësore të specializuar.
Agim Troci ishte pjesë e ekipit të zjarrfikësve dhe efektivëve të policisë të angazhuar në terren për shuarjen e zjarreve në Senicë të Delvinës dhe për evakuimin e banorëve të zonës, të rrezikuar nga flakët e dala jashtë kontrolli.
Troci ka pësuar djegie në krah, bark e këmbë gjatë kohës që po ndihmonë disa të moshuar për tu larguar nga zona e rrezikut.
Sakaq, në spitalin e Traumës për të vizituar shefin e komisariatit të Delvinës ka mbërritur dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.