Rama iu “tërheq veshin” sërish kryebashkiakëve: Në bashkinë e Vlorës i kanë sytë gjysmë mbyllur

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive në Durrës, ka folur për performancën lokale dhe problemet që lidhen me ndërtimet pa leje. Ai ka theksuar se ndërtimet pa leje në Theth janë një vepër penale e rëndë dhe ka kritikuar ashpër dobësinë e strukturave përgjegjëse.

“Ndërtimi pa leje në një zonë të mbrojtur si Thethi është një vepër penale e rëndë. Dobësia e madhe e IKMT-së apo e policive bashkiake mbetet një problem i madh. Janë struktura shumë problematike,” u shpreh Rama.

Për kritikat se qeveria është kujtuar vonë, Rama tha se lufta kundër ndërtimeve pa leje është një betejë e përditshme dhe kërkon funksionimin e të gjitha hallkave.

“Për të gjithë ata që thonë pse u kujtuat tani. Kjo është një betejë e përditshme dhe nëse nuk funksionojnë të gjitha hallkat, nuk ka rezultat.”

Ai shtoi se në Theth po vijon një plan pune i përbashkët me Bashkinë e Shkodrës për legalizimin e ndërtimeve të vjetra dhe për kualifikimin urban të zonës.

Ndërkohë, ai kritikoi kryetarin e Bashkisë Vlorë për zaptimin e hapësirave publike, ku tha se ai dhe struktura e qeverisjen vendore atje, i ka sytë gjysmë mbyllur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT