Rinumërimi në Fier nxjerr në pah vjedhjen e votave! Ceno Klosi padrejtësi ndaj Klevis Jahaj

Procesi i rinumërimit të votave në Qarkun e Fierit ka zbuluar parregullsi serioze në shpërndarjen e votave për kandidatët, edhe pse nuk pritet të ndikojë në ndarjen e mandateve të dala nga zgjedhjet e 11 majit.

Kutitë janë hapur me kërkesë të Nismës “Shqipëria Bëhet”, e cila pretendon se i është vjedhur mandati që i përkiste Zegjine Çaushit. Megjithatë, deri tani, nga 428 kuti të rinumëruara nga gjithsej 587, PS ka përfituar rreth 15 vota, ndërsa PD ka humbur 107.

zefier

Ajo që ka rënë në sy është manipulimi i votave brenda listave partiake. Kandidati i PS-së dhe zëvendësministër i Energjitikës, Ceno Klosi, rezulton me 921 vota më shumë në procesverbal, sesa janë gjetur realisht në kuti.

ceno

Sipas të dhënave, dy kandidatë të tjerë socialistë rezultojnë me vota të munguar që dyshohet se i janë kaluar Klosit:

Klevis Jahaj: -454 vota

Antoneta Dhima: -92 vota

Ndërsa edhe vetë Zegjine Çaushi ka rezultuar me 63 vota më pak, që duket se i janë tjetërsuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT