Salianji denoncon me emra gjyqtarët nga Shkalla e Parë në Apel: Militantë të PS, do merrnin shpërblim nëse më dënonin mua!

Ish-deputeti i PD, Ervin Saliani, ka denoncuar me emra në “Çim Peka Live” gjyqtarët e lidhur me Partinë Socialiste të cilët e kanë dënuar.
Salianji theksoi se gjyqtari Artan Gjermeni në Shkallën e Parë është militant i PS i akuzuar dhe i kërkuar për t’u shkarkuar nga qeveria e Partisë Demokratike për shkak të lidhjeve me krimin në qeverisjen e 2005-ës.
Salianji deklaroi se Fatmir Xhafaj e shpëtoi në atë kohë në ish-KLD. Salianji tha se e përdorën dhe e flakën ndërsa shtoi se në Gjykatën e Apelit, Gentian Shalës, i premtuan Gjykatën e Lartë në këmbim të dënimit të tij.
“Të marrim gjyqtarët: Artan Gjermeni në Shkallën e Parë. Militant i PS, njeri i akuzuar dhe i kërkuar për t’u shkarkuar nga qeveria e Partisë Demokratike për shkak të lidhjeve me krimin në qeverisjen e 2005-ës, i shpëtuar nga Fatmir Xhafaj në atë kohë në ish-KLD.
I kapur në përgjimet e prokurorisë së Torinos si ushtar i Enver Dondollakut dhe Aldo Bares. I kapur në një ngjarje tjetër, i plagosur dhe me para dhe e mbyllën çështjen sikur i kishte rënë qepeni i garazhit. Ky është personi i parë që ka marrë vendimin, sot i larguar, se e përdorën dhe e flakën edhe atë.
Vijmë tek personat e tjerë, në Gjykatën e Apelit, Gentian Shala, të cilit i kanë premtuar Gjykatën e Lartë në këmbim të dënimit tim. Person, ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ. Familjarisht funksionar i lartë i regjimit, ndërkohë që motra, sot nënkryetare bashkie, të tjerë nëpër dogana etj.”-tha Salianji.