”Sherri” mes Ramës dhe politikanit britanik, ekspertja e integrimit: Një ministër i Ramës i ka quajtur ‘’çunat’’ e Londrës problematikë

Ekspertja e integrimit, Ilda Zhulali ka komentuar “sherrin” mes deputetit britanik Nigel Farage dhe kryeministrit Edi Rama ku u shpreh se deputeti britanik ndjek interesat e vendit të tij duke iu referuar replikave në distancë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Farage ndjek interesin e vendit të tij. Edhe flet për çështje që i interesojnë qytetarëve të vet.
Çështja e emigracionit të paligjshëm, problemet që emigrantët e paligjshëm kanë shkaktuar në Britani përfshirë për çështjet e sigurisë, kriminalitetin e shtuar, etj janë një çështje që shqetëson çdo ditë çdo qytetar që jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu ai duke u përfshirë në këtë lloj debati i flet qytetarëve të vet dhe në fund të ditës kjo i përkthehet në vëmendje dhe vota.
Ndërkohë kryeministri shqiptar është kryeministër i një vendi që ka prodhuar emigracion me shqiptarë që janë larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar me gomone.
Jo në fillim të viteve 90’ por deri para 1 viti apo 2 vitesh.
Është po ashtu kryeministri i një vendi që një ministër i tij i ka quajtur dhe i ka pagëzuar shqiptarët që jetojnë në Londër ose çunat e Londrës si çuna problematikë.”