“Shkundi” pushtetin vendor, Rama publikon thirrjet e bashkive pas shkarkimit të drejtorëve: Aplikoni! Tirana do ketë një strukturë të re organizative

Kryeministri Edi Rama pasi urdhëroi shkarkimin e drejtorëve të bashkive në vend dhe nënkryetarëve të tyre, përmes një statusi në rrjete sociale bën me dije se në Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash, janë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.
Kreu i qeverisë, Edi Rama, bën thirrje që të interesuarit të aplikojnë ndërsa thekson se është koha që bashkitë të fuqizonjë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Statusi i plotë i Ramës
Bashkitë Durrës, Shkodër, Korçë, Dibër, Fier, Lushnjë, Elbasan dhe një sërë të tjerash kanë hapur tanimë thirrjet publike për aplikime për prurje të reja në drejtimin e sektorëve të ndryshëm të veprimtarisë së tyre.
APLIKONI me kurajo dhe besim.
Vlora që nisi e para po ecën me fazën e intervistave të të interesuarve, ndërkohë që në bashkëpunim me Institutin Tony Blair është konceptuar një strukturë e re organizative e Bashkisë Tiranë, e cila do të adoptohet edhe në bashki të tjera, për të forcuar shtyllat bazë të mirëqeverisjes vendore.
Eshtë koha që bashkitë të fuqizojnë kontributet e tyre për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.