SPAK merr të pandehur nënën e Monika Kryemadhit, i komunikohen akuzat edhe Pirro Xhixhos! Nesër e ka radhën deputetja e PL-së

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet lidhur me çështjen ka mbyllur hetimet lidhur me aferën CEZ-DIA dhe lobimit e Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burime për mediat bëjnë me dije se në ambientet e SPAK është paraqitur nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhit si dhe Pirro Xhixho të cilëve do t’iu komunikohet mbyllja e hetimeve.

Ndërkohë që vetë Monika Kryemadhi do të njihet me mbylljet e hetimeve përgjatë ditës së nesërme. Mësohet se ajo do të përballet me prokurorët e SPAK rreth orës 13:00 të së martës.

Nga ana tjetër avokati i Ilir Metës , Kujtim Cakrani, nuk është njoftuar ende nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur dhe për t’u njohur me aktet hetimore.

Kujtojmë që Ilir Meta ndodhet në qeli që prej 21 tetorit të vitit të kaluar i akuzuar për veprat penale  “Mosdeklarim i Pasurisë” dhe “Pastrim i Parave” lidhur me lobimet e ish Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ndërkohë që deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ish-çifti Meta-Kryemadhi, të cilët tanimë janë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burime e tyre duke përdorur edhe familjarët, mes tyre dhe nëna e Kryemadhit, zonja Fatime Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT