Super jahti miliardësh i sheikut të Abu Dhabit, “MAR” zbarkon nesër në Durrës

Porti i Durrësit do të vizitohet ditën e nesërme nga super jahti luksoz “MAR” në pronësi të sheikut Suroor Bin Mohammed Al Nahyan, pjesë e familjes mbretërore të Adu Dhabit.

Me një peshë thuajse prej 300 ton dhe me personazhe të rëndësishëm në bord, jahti do të ankorohet në portin e Durrësit për tu furnizuar në ujë dhe karburant.

Ndërkohë pasagjerët e super jahtit do të kenë mundësi të prekin nga afër fasilitetet e qytetit bregdetar si dhe të zhvillojnë takime me pune me persona VIP nga Durrësi e Tirana.

“Te dashur miq ky eshte jahti MAR thuajse 3000 tonesh, qe neser do vizitoje Portin e Durresit.

Jahti eshte prone e Sheikut Suroor Bin Mohammed Al Nahyan, nje pinjoll me peshe i Familjes mbreterore te Abu Dabit.

Jahti do beje bunkering (furnizohet me karburant e uje) ne Durres, ndersa pasagjeret e jahtit do te vizitojne qytetin dhe do te kene takime pune me VIP-a durrsake e tiranas…..”, shkruan gazetari Gjergj Thanasi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT