Task Forca e Kosovës ndalon një kamion me mallra kontrabandë: Është me targa të Shqipërisë, po kalonte në një zonë të thellë malore

Një kamion i nisur nga Shqipëria dhe i identifikuar me targa shqiptare, është ndaluar nga efektivët e Task Forcës së Policisë Kufitare të Kosovës në pjesën e Gorozhubit të Prizrenit, një zonë e thellë malore në kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kamioni kishte të ngarkuar mallra komerciale dhe e kishte shfrytëzuar rrugën ilegale për kontrabandë jashtë pikave të autorizuara kufitare.

Menjëherë, sapo kamioni është lokalizuar, efektivët kanë ndërhyrë por kanë bllokuar vetëm mallrat, siç dëshmohet dhe nga pamjet zyrtare. Ndërkohë, personi/at e dyshuar si drejtues të këtij rasti kontrabande, e kanë braktisur mjetin dhe janë në arrati.

Njësitë policore po merren me rastin dhe është duke punuar që të identifikohet i dyshuari apo të dyshuarit. Ata kishin zgjedhur një zonë të thellë malore në kufirin mes dy vendeve, jashtë pikave të autorizuara kufitare, por sërish janë kapur.

Policia Kufitare e Kosovës – Prishtinë, më 29 korrik 2025

Me datën 29.07.2025, rreth orës 04:00, zyrtarët policorë nga “Task Forca” e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi”-Gjakovë, gjatë realizimit të planeve, aktiviteteve dhe angazhimit në teren, në pjesën e Gorozhubit të Prizrenit, në një zonë të thellë malore në kufirin në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë, e kanë lokalizuar një kamion me targa të Republikës se Shqipërisë.

Kamioni kishte të ngarkuar mallra komerciale dhe e kishte shfrytëzuar rrugën ilegale për kontrabandë jashtë pikave të autorizuara kufitare. Njësitet relevante policore janë marrë me rastin dhe është duke punuar që të identifikohet i dyshuari apo të dyshuarit të cilët për momentin janë në arrati.

Është komunikuar me Prokurorinë Themelore në Prizren dhe është hapur rasti për ‘kontrabanda me mallra’.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT