TRONDITËSE/ Spahiu: Shqipëria konsumon 80% produkteve ushqimore jashtë standardeve europiane

Kryeministri Edi Rama kërkoi pak ditë më parë pezullimin e menjëhershëm të veprimtarisë së Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).

Lidhur me këtë juristi Kreshnik Spahiu tha se ky institucion ka pasur performancë të dobët.

Ai tha se Shqipëria do ta ketë të vështirë të arrijë standardet e Bashkimit Europian sa i përket kontrollit ushqimor.

‘Është edhe shoë edhe situata është emergjente. AKU është agjencia më jo stabile në vend, drejtuesit e saj janë ndërruar me muaj jo me vite. Shqipëria atë me të cilën është krenuar deri dje sot se ka.

Thuhet në Shqipëri haet mirë dhe produktet bujqësore janë të mira, por sot është një nga vendet me cilësinë më të dobët ushqimore dhe kjo vjen sepse instituti i kontrollit ushqimor është ai më i dobëti. Do jetë e vështirë për Shqipërinë që të arrijë standardet e BE. Shqipëria konsumon 80% produkteve ushqimore jashtë standardeve europiane’, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT