“Varet kush i thërret, nuk kanë tarifa fikse”, bosët e burgjeve me takime speciale, gazetari: Vajzat e showbizz-it hiqen sikur janë psikologe

Prej disa ditësh, në media po ziejnë lajmet për “takimet speciale’’ të të burgosurve me vajza të shoëbiz-it, të vetëquajtura VIP-e, por në të vërtet janë eskorta të cilat kryejnë marrdhënie seksuale kundrejt përfitimeve monetare.
Rasti i fundit ishte i Laert Haxhiut, i cili pati takimin special me modelen Ziza Pajaziti. Gjithashtu ka shumë vajza influencer të cilat paguhen dhe shkojnë në këto takime për kënaqësi të të burgosurve nga bota e krimit, kryesisht emra të njohur për ngjarje kriminale dhe drogë.
Të takojnë gratë e tyre në takime private është normale, por a kanë të drejtë të burgosurit për të pasur takime me dashnore dhe eskorta sa herë atë dëshirojnë?
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi mënyrat e ndryshme që disa individë, përfshirë figura të njohura të shoëbizz- it, përdoren për të hyrë në burgje.
Në një intervistë të dhënë këtë të enjte në Euronews Albania, Hoxha bëri disa deklarata të forta, ku tregoi për rastet konkrete dhe mënyrën si funksionon.
“Para disa vitesh ka qenë një mënyrë tjetër, hynin dhe si psikologe ose si trajnuese brenda. Hyjmë te problemi tjetër që pastaj duheshin ndërruar psikologët se kishin probleme. Ata që janë brenda përdorin 1 mijë forma sidomos ata që kanë para. Një personazh i njohur i shoëbizit nuk shkon aty se ka dashuri për atë. Nuk përbën ndonjë çudi, se në fund të fundit ata kanë krijuar dhe kanë bërë fëmijë në burg.” – tha Hoxha.
Sipas tij, ka një proces që duhet ndjekur për miratimin e vizitave të tilla, por edhe ky proces mund të devijohet.
“Është dhe dikush që e jep miratimin edhe në fakt duhet ndjekur kjo gjëja se kush e jep nga institucioni. Të dënuarit kanë të drejta të kenë takime të tilla. Të paraburgosurit jo.”- tha Hoxha.
Gazetari vuri në dukje edhe ndikimin e fuqisë financiare dhe lidhjeve jashtë qelisë për të mundësuar këto kontakte
“Këta që kanë hyrë tani, këta që janë bosët duhet thënë se këta kanë një buxhet të madh. Duke pasur sasi të madhe parash dhe duke qenë se kanë infrastrukturën e tyre jashtë, ata i kanë kontaktet dhe ata i thonë shko atje dhe ato shkojnë. Ato nuk kanë tarifa fikse, varet kush të thërret dhe ku shkon.”-tha Hoxha.