Vendimi për Veliajn: A u shantazhua gjyqtari Medi Bici me videon e korrupsionit dhe a do dalë në pension në burgun e Durrësit?

Gazetari Mero Baze shkruan se Gjykata e Lartë është gjunjëzuar para SPAK, duke iu referuar vendimeve të rëndësishme për Erion Veliajn, që i mohua e drejta për t’u gjykuar në liri, rastin e të konsideruarit të Ilir Beqajt “grup kriminal” dhe ‘noterizimin’ e lloji-lloji proçkash nga SPAK dhe GJKKO.

I vetmi institucion që dëshmoi integritet, pavarësi, distancë dhe autoritet përballë SPAK-ut, ishte Gjykata Kushtetuese, e cila çmontoi një proces të rrezikshëm kundër një gazetari.

Duke përfituar edhe nga një kompleks i mazhorancës për të qëndruar sa më ftohtë nga punët e drejtësisë, SPAK dhe gjykatat janë kthyer në një hanxhar për socialistët, duke e kosnideruar distancën parimore si dobësi, ndërsa struket para Sali Berishës. Kujtojmë se, për të njëjtat akuza, të gjithë përfaqësuesit e opozitës po gjykohen në liri, ndërsa të mazhorancën në burg.

Konstatimi i gazetarit Baze për gjunjëzim të Gjykatës së Lartë përballë SPAK dhe prokurorit Ols Dado, bazohet në prova, lëvizje dhe rrethana. Disa muaj më parë u zbulua një vendim sekret i SPAK-ut për të përgjuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, pa vendim gjykate dhe duke keqpërdorur disa hapësira në Kodin e Procedurës Penale.

Histori të tjera shantazhi, kërcënimi dhe pemgmarrje të gjyqtarëve nga prokurorë të SPAK-ut tregohen rëndom nëpër tavolina.

Vendimi që Erion Veliaj të presë gjykimin në burg me pretendimin se mund të arratiset dhe prishë provat, pra në linjën e Ols Dados, Erion Banit dhe Engert Pëllumbit, është marrë nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj.

Një javë para vendimit, në një rreth të ngushtë avokatësh dhe gazetarësh nisën të qarkullonin foto të fiksuara nga një video kompromentuese, me protagonist Andi Bici, djali i gjyqtarit Medi Bici.

Andi Bici, i cili punon pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, shfaqet me zarfa me para në dorë në lokalin e tij në Tiranë. Sipas thashethemeve që u përhapën pikërisht një javë para vendimit, në videon me zë dhe figurë, Andi Bici implikon Medi Bicin në disa afera korruptive me vendimet në Gjykatën e Lartë, urdhërat dhe ndërhyrjet e paligjshme për diktimin e vendimeve në favor dhe disfavor të disa subjekteve të SPAK-ut, ku përfshihen ish ministra dhe drejtorë.

Në video, ata që e kanë parë, thonë se flitet edhe për ndërhyrjet e paligjshme të Bicit tek njerëz pranë pushtetit, për të sistemuar familjarët e tij në pozicione kyçe, si djalin Ervin Bici në Bankën e Shqipërisë, djalin tjetër Marin Bici në AMF, si dhe në Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, tek Thesari, Drejtoria e Buxhetit dhe sidomos në disa kompani me histori zhvatje, për të cilat dyshohet se ka Bici ka marrë vendime në favor të tyre.

Sipas burimeve biseda e përgjuar e vizaton Medi Bicin jo vetëm si një ‘llupës kukurecësh’, por si një personazh i kapur dhe i komanduar. Duket se qëllimisht janë shpërndarë vetëm imazhe dhe jo materiali i plotë, i cili nëse do të publikohej gjyqtari Bici, me shumë gjasa do të dilte në pension në Burgun e Durrësit.

Menjëherë pas vendimarrjes kundër Veliajt dhe në linjën e treshes Dado-Bani-Pëllumbi, zërat për videon e aferave të Medi Bicit, u shuan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT